Jostein Gaarder është një nga autorët më të njohur të letërsisë moderne norvegjeze, ku pikun e famës e arriti me librin Bota e Sofisë
Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsie në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve. Famën ndërkombëtare ai e arriti me romanin Bota e Sofies, tashmë i përkthyer në mbi 40 gjuhë. Romanet dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur kanë gjetur një jehonë të madhe që prej disa vjetësh, si te lexuesit ashtu edhe te kritika. Gjithashtu, janë nderuar me shumë çmime letrare.
Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba
Në vend që të bëhet vetë shkrimtar, Petter e nxjerr jetesën nga shitja e historive dhe ideve profesionistëve që vuajnë nga bllokimi i shkrimtarit. Është një tregti fitimprurëse. Por Petter, teksa qëndron si një merimangë në qendër të rrjetës së tij, e gjen veten në një kurth të cilin e ka krijuar vetë.