Shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber ka shkruar romane për të rinj e të rritur, libra për fëmijë, poezi, drama dhe tregime. Krijimtaria e saj është nderuar nga Bashkia e Vjenës me Çmimin Libri më i mirë për Fëmijë si dhe Çmimin Libri më i mirë për të Rinj. Ajo është nderuar edhe Çmimin mbarëaustriak për Librin më të mirë për të Rinj. “Krijimtaria e shkrimtares Jutta Treiber e ka pasuruar ndjeshëm letërsinë në gjuhën gjermane dhe ka kontribuar shumë në vendin kulturor që zë Austria në botë”, është shprehur Presidenti Federal Dr.Heinz Fischer. Deri më sot librat e Jutta Treiber janë përkthyer në 25 gjuhë të botës. Libri u botua në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI.
Një libër me një titull të rëndë..., por kush tha se jeta është e lehtë? Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.