Ky botim redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht rëndësinë e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar.
Skulptura, parimet dhe praktika me 253 ilustrime është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës.
Kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion komerçal, do të mbetet një gurë i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar.
Që në fillim duhet saktësuar se literatura e zgjedhur për librin "Të luajmë së bashku" është e gjitha kombëtare, duke u nisur nga fakti se literatura botërore është e shumtë dhe ne kemi nevojë të domosdoshme të përpunojmë e zhvillojmë muzikën tonë aq të bukur e të larmishme.
Piktura italiane ka shkruar gjatë shekujve faqet më të shkëlqyera të historisë së artit botëror e të kulturës europiane. Libri sjell një përmbledhje unike dhe gjithëpërfshirëse të mjeshtrave dhe veprave më të spikatura italiane. Një libër i denjë për librarinë e çdo artëdashësi të pikturës në përgjithësi dhe kulturës italiane në veçanti.
Ky libër është një studim rret arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar që i dha jetë propagandës dhe farkëtimit komunist të shqiptarëve. Këndvështrimi dhe analizat semiotike të studiuesit dhe artistit Gëzim Qendro të këtyre shenjave të hapësirës publike janë krejt origjinale
Ky libër trajton këtë rrymë si lëvizje letrare dhe ideore, në të cilën ka kaluar bota
“ARTI PREJ ZANAFILLËS TE VAN GOGH” përmbledh rreth 450 vepra të zgjedhura, sidomos të artistëve, që me vizionet e tyre origjinale zgjeruan kufijtë e gjuhës së pikturës. Libri është i lehtë për t’u qëmtuar, mjaft praktik si dhe përmban riprodhime të kryeveprave të kësaj periudhe. Shpresa jonë është që edhe lexuesi të mbetet i prekur nga kjo pasuri e madhe...
Ky botim që trajton mitologjinë klasike në artet pamore paraqet rreth 550 imazhe, ndër të cilat piktura, skulptura, mozaikë, qeramika e kamé (stoli).
Ky libër është një dritare e shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që duan të njohin trashëgiminë e artë të pikturës shqiptare. E kuqja e Onufrit, Kostandin Shpataraku, Kol Idromeno me motrën Tone, Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Ibrahim Kodra. Botimi është në formë atllasi, i gjithi me ngjyra, ku ka edhe piktura të panjohura më parë...
Libri ‘‘Itinerare që ndërthuren (Studime për letërsinë shqipe)’’ përmbledh disa prej artikujve e kumtesave në formë të zgjeruar, të realizuara vitet e fundit, të cilat bëjnë objekt trajtimi vepra, autorë e periudha që prej fundit të shek. XIX deri në krijimet bashkëkohore.
Një libër i jashtëzakonshëm, shumë i rëndësishëm e me vlera të veçanta jo vetëm për pedagogët dhe studentët në fushën e arteve, por edhe për cilindo kureshtar a lexues të pasionuar që kërkon të zgjerojë njohuritë në historinë e artit dhe të estetikës. Një vepër plot dije, unik në llojin e vet, shkruar me mjeshtëri e profesionalizëm nga David Freedberg...
Shqipëria në Art, paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot. Ky...
Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që jaën të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje, edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet ky libër ka për t’iu dukur interesant çdo lexuesi, vecanërisht...
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike: Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,
Libri KOSOVAFILM vjen si një holumtim për historikun, ku përfshihen përmbledhje esesh si dhe intervistat të shkruara nga autori Valmir Tertini
Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...