Mimoza Ahmeti është autore e përfshirë në tekstet shkollore të gjuhës shqipe. Poezia dhe proza e saj është përkthyer gjerësisht në gjuhët evropiane. Është fituese e çmimit ndërkombëtar (Palma e Artë” të Festivalit të Poezisë San Remo, 1998, organizuar nga RAI. Punon lektore në UMSH dhe është Doktore Shkence në fushën e Psikoterapisë, laureuar me rezultat ekselent në Vienë.
“Libri i lumturisë” vjen pas botimeve të dy vëllimeve të tjera “Delirium” dhe “Pjalmimi i luleve”.
Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Ky vëllim është një përmbledhje e poezive të mia që u shkruan kryesisht midis viteve 1982-1988, ku ka edhe poezi të pabotuara apo të censuruara. Këtu kemi përmasën reale të poetes, e cila shquhet për dimension lirie, eksplorim ndjenjash dhe mjetesh poetike
Romani është një udhëtim në kohëra, sisteme historike dhe kulturore, i një gruaje në një gjendje dyjëzimi mes jetës dhe vdekjes. Aty do të gjeni pasionin për jetën dhe zbulimin e universeve përtej shqisave të zakonshme.
“Tregimet e civilizimit” të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avangarde e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peizazhit, natyror a urban qoftë.