Mikael Ende lindi në Gjermani me 1929 dhe vdiq ne 1995. Eshtë një nga shkrimtarët më të njohur gjerman të shekullit XX. Veprat e tij mund të përshkruen si përzierje midis realitietit e fantazizë, me anë të së cilës ai nxjerr në pah problemet e nje shoqërie teknologjie e moderne. ka shkruar shumë libra për fëmijë, më e njohura është"Historia pa mbarim". Librat e tij janë përkthyer në rreth 40 gjuhë. Ne gjuhen shqipe librat e tij jane botuar nga Dudaj. Seria e Xhim Kopses, Histori pa mbarim, etj., te cilat i gjeni tek Bukinist online.
Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.