Një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu që pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm Duçes, i cili ishte ngurrues. Shqipëria është poërjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos.
Volteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. Për shkathtësinë mendore kjo nuk varet prej tyre dhe nuk është përgjegjësi e tyre, por për erudicionin kjo varet prej tyre...