Iris Hanika

Iris Hanika është përkthyese, gazetare dhe prozatore. Ajo ka fituar çmimin “Hans Fallada” të qytetit Neumünster, më 2006, si dhe Çmimin Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.

Iris Hanika lindi në Würzburg, më 1962. Që prej vitit 1979 jeton në Berlin. Kreu studimet për Letërsi të Përgjithshme dhe të Krahasuar në Universitetin e Lirë të Berlinit.


Fillimisht punoi si përkthyese dhe gazetare e pavarur. Më pas si kritike për librat politikë në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe si redaktore në revistën “Merkur”.


Iris Hanika e nisi karrierën si shkrimtare me romanin e saj të parë “Katherina oder Die Existenzverpflichtung”. Përveç romaneve ka botuar ese e përmbledhje kronikash, si dhe është pjesë e një vepre të përbashkët artistike të titulluar “Berlin im Licht: 24 Stunden Websam”.


Është fituese e çmimit “Hans Fallada” të qytetit Neumünster, më 2006, si dhe Çmimit Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër