Librat shkojne dhe vijne, ndersa...
Botim I plotë I legjislacionit me përditësimet që nga viti 2011
Punimi "Deontologjia e profesionit të Avokatit" është kontribut cilësor për krijimin, zhvillimin e njohurive bazike jo vetëm të formimit juridik të juristëve në përgjithësi, por edhe në shërbim të avokatëve që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri, Kosovë apo BE.
Për brezin e më të vegjëlve të viteve 1990 autorja e këtij libri kujtohet si Danja e Telebuçkos, një prej emisioneve më të vlerësuar për kohën.
Kanuni i Lekë Dukagjinit është botim anastatik, duke ruajtur me besnikëri botimin dhe tekstin origjinal të botimit të parë që ka përgatitur At Shtjefën Gjeçovi. Ky është një botim luksi dhe me çmim fantastik, duke qenë njëherësh një ndër botimet më të kërkuara në treg
Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor.
Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në...
E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka...
Ky libër, i shkruar në një stil të ngjeshur por të saktë, nuk kufizohet në përshkrimin e rregullave të të drejtës pozitive. Ai synon gjithashtu të shpjegojë se ku bazohen ato si dhe kontradiktat që kanë nganjëherë.
E drejta e internetit është një botim me karakter profesional. Nëpërmjet këtij botimi, autori është përpjekur të bëjë një sintezë të rregullave aktuale që zbatohen në tregtinë elektronike, formë shkëmbimi e cila, edhe pse në hapat e parë të saj, po njeh një zhvillim të fuqishëm edhe në Shqipëri.
Objektivi kryesor i studimit të lëndës E Drejta Ndërkombëtare Publike është tu ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme mbi objektin dhe burimet e saj, evolucionin historik dhe raportin e saj me të drejtën e brendshme. Ndër të tjera, kursi synon të qartësojë natyrën e subjekteve të së drejtës ndërkombëtare publike dhe rolin e shtetit dhe organizatave...
Bazat e së drejtës europiane përfshin një përmbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian nga ekspertja e së Drejtës europiane Aida Gugu Bushati dhe profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e ¬¬¬¬¬Ëestminster-it Adam ?azoëski
E drejta penale evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe mbikombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës.
Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë).
Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit ashtu siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.
Kapitulli paraprak – Burimet e të Drejtës Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare
Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike.
Lidhur me emërtimin " E drejta ndërkombëtare private " mbi sundon qëndrimi se ky emërtim nuk është adekuat.
Punimi "Deontologjia e profesionit të Avokatit" është kontribut cilësor për krijimin, zhvillimin e njohurive bazike jo vetëm të formimit juridik të juristëve në përgjithësi, por edhe në shërbim të avokatëve që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri, Kosovë apo BE.
Lexuesit, por edhe studiuesit tashma kanë mundësi të njihen me ketë përpunim të Kanunit të Lekë Dukagjinit për ta lexue, por edhe për të ba krahasimet me botimin anastatik të kanunit të vitit 1933. Kanuni, botimi i dytë ashi i pajisun me nji aparat kritik, tue ndjekë metodën filologjike bashkëkohore. Edhe Kanuni i vitit 1933 gjendet pranë Botimeve...
Kjo vepër është pjesë e punës së palodhur të misionarëve katolikë shqiptarë për të dëshmuar traditën ento-kanunore shqiptare, në vijim të punës së shkëlqyer që bënë At Shtjefën Gjecovi me Kanunin e Lekë Dukagjinit, por edhe autorë të tjerë si At Benardin Palaj, At Donat Kurti, Dom Lekë Sirdani, etj. Ribotimi i këtij libri është vlerë e shtuar për kulturën...
E drejta e migracionit është një fushë e rëndësishme e së drejtës që ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Teksti analizon në mënyrë të thelluar të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Evropian dhe legjislacionin shqiptar në fushën e migracionit, duke e ilustruar me vendime gjyqsore nga tribunanet ndërkombëtare dhe...
Kodi i Procedurës Administrative është i përditësuardhe pasuruar me interpretime të Gjykatës së Lartë
Libri përmbledh gjithë paketën e legjislacionit për Subjektet Tatimpaguese për Tregtarët dhe Shoqeritë Tregtare.
Ky është libri i parë i Halimit, një libër profesional për juristët e rinj. Libri synon të përgatisë juristët e rinj, për tregun e ardhëshëm të punës, nëpërmjet të mësuarit, të menduarit, të shkruarit, të folurit si një jurist i mire me një praktikë ligjore me 120 kasuse e modele aktesh si t’i aplikoni në Korporatat më të mëdha, të Naftës, Bankave,...