Vepra e plotë poetike me 5548 vargje e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar nga diktatura komuniste në grahmat e fundit të tij. Ky botim i përgatitur nga poeti dhe studiuesi Rexhep Shahu vjen me dorëshkrimet origjinale dhe të transkiptuara, të cilat sjellin të plotë vlerat poetike të poetit që vrau diktaturën.
Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u...