Hunter Clarke-Fields, MSAE, është mentore e aftësimit të vëmendjes dhe drejtuese e podkastit “Mamaja e vëmendshme”. Ajo ka përvojë më shumë se njëzetvjeçare në praktikat e jogës dhe meditimit, dhe u ka mësuar teknikat e aftësimit të vëmendjes mijëra njerëzve anembanë botës.
Ky është një udhëzues i aftësimit të vëmendjes për të prishur ciklin e prindërimit reaktiv e për të rritur fëmijë të dashur e me vetëbesim. Fëmijët që rriten me dashuri dhe durim i përftojnë edhe vetë këto cilësi. Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të shihni se si “reagimet tuaja autopilot” mund të sjellin të mira në planin afatgjatë jo vetëm për fëmijët...