Jurij Hudolin

Jurij Hudolin (Lubjanë, 1973) është shkrimtar, redaktor, kolumnist, skenarist dhe përkthyes slloven. Ai studioi gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filozofik të Lubjanës

Jurij Hudolin (Lubjanë, 1973) është shkrimtar, redaktor, kolumnist, skenarist dhe përkthyes slloven. Ai studioi gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filozofik të Lubjanës. Librin e parë me poezi ebotoi në moshën 18 vjeçare. Vëllimi i i tij i parë poetik, "Govori žena", u vlerësua si libri më i mirëi vitit nga revista "Playboy", ndërsa romani i tij i parë, "Obijest", u botua në vitin 2005, i ndjekurnga romane të tjerë, si "Pastorak" (2008), "Hodač po žici" (2011) "Ingrid Rosenfeld" (2013) dhe "Na kolodvorskoj ulici ništa novo" (2012). Ai është kolumnist i gazetave "Dela", "Dnevnik", "Vecera" si dhe skenarist i televizionit kombëtar të Sllovenisë. Ka shkruar 15 skenarë, në mesin e tëcilëve janë të vleresuar, një skenar për film kushtuar futbollistit Milko Gurovski si dhe njëdokumentar kushtuar Zlatko Zahovič-it, lojtarit më të mirë slloven të futbollit. Krijimtaria e Jurij Hudolin është përkthyer dhe botuar në anglisht, hungarisht dhe gjithashtu në gjuhët serbe, maqedonase e kroate. Romani “Thjeshtri” i Jurij Hudolin është botimi i tij i dytë në gjuhën shqipe,pas publikimit të librit “Revolucionarët e rinj” (“Qendra Multimedia”, Prishtinë, 2015), Jurij Hudolin është redaktor i gazetës "Apokalipsa", të cilën ai e themeloi në vitin 1994.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër