Leonard Veizi

Leonard Veizi u lind më 29 gusht 1968 në Tiranë. Ka punuar si gazetar në mediat e shkruara dhe elektronike që nga viti 1991. Libri i parë që ka botuar është vëllimi me novela, titulluar "Grahma e shpirtit të mjegullt" në vitin 1997, për të vijuar me përmbledhjet me tregime "Ngrehina e përhumbjes", "Treni i fundit i metrosë", "I dënuar me vdekjen". Krijimtaria e Veizit u fokusua tek romanet, duke shkruar: "Surpriza e natës së fundit", "Rrëfimi", "I çmenduri i pavijonit 3", "Orgji në famullinë e at Ludovikut", "Lora", "Rrënimi" dhe "Depresioni Blu". Krijimtaria e Leonard Veizit është vlerësuar nga kritika.


LIBRAT


1 – “Grahma e shpirtit të mjegullt” (novela 1997)


2 – “Ngrehina e përhumbjes” (tregime 1998)


3 – “Treni i fundit i metrosë” (tregime 2005)


4 – “I dënuar me vdekjen” (tregime 2006)


5 – “Surpriza e natës së fundit” (roman 2008)


6 – “Rrëfimi” (roman 2009)


7 – I çmenduri i pavijonit 3 (roman 2012)


8 – Orgji në famullinë e at Ludovikut (roman 2013)


9 – "Lora" (roman 2015)


10 – "Rrënimi" (roman 2018)


11 – "Depresioni Blu" (publicistikë 2020)

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky është një triller psikologjik nga shkrimtari Leonard Veizi. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Duke e lexuar romanin LORA, të jeni i sigurt se ju do të përfshiheni emocionalisht në të dhe pas përfundimit të leximit të tij do të mbeteni gjatë të mbërthyer me jetët e personazheve të këtij libri kaq emocionues. 

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Në librin Rrëfimi, Leonard Veizi paraqitet në një shkallë më të lartë të rrëfimit duke depërtuar shumë thellë në psikologjinë dhe patologjinë e personazheve të tij, pavarësisht ndikimeve të rrymave të ndryshme psikologjike.?

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Pas disa vëllimeve me tregime e novela, shkrimtari Leonard Veizi sjell romanin e tij të parë Surpriza e natës së fundit.

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra