Mircea Eliade

Mircea Eliade (9 mars 1907, Bukuresht – 22 prill 1986, Çikago ) ishte shkrimtar e filozof rumun, si dhe një nga historianët më të rëndësishëm të fesë në shekullin XX. Ai studioi në Bukuresht, Kalkuta, Paris, dhe ishte profesor i historisë së feve në University of Chicago nga viti 1957 deri kur vdiq. Eliade përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike. Disa nga idetë e tij janë sot e kësaj dite pjesë e paradigmave kryesore të studimit të fesë në Perëndim

Mircea Eliade është një nga historianët më të mëdhenj të fesë të shekullit XX, mendimtar i shquar, romancier dhe tregimtar.


Studioi për filozofi në Universitetin e Bukureshtit dhe më 1928 mbrojti masterin me një tezë mbi filozofinë italiane të Rilindjes (nga Marsilio Fiçinoja te Xhordano Brunoja). Po këtë vit filloi studimet për sanskritisht dhe filozofi në Universitetin e Kalkutës nën drejtimin e Surendranath Dasguptës (1885-1952).


Pas mbrojtjes së doktoratës më 1933 me një disertacion mbi historinë e krahasuar të teknikave të Jogës, dha mësim në Universitetin e Bukureshtit dhe, pas luftës (1946), në Sorbonë, Paris. Nga viti 1957 e deri sa vdiq, më 1986, qe profesor i historisë së feve në Universitetin e Çikagos.


Ndër veprat e tij më të rëndësishme do të përmendim: Maitreyi apo Netët e Bengalit (roman, 1933), E fshehta e dr. Honigbergerit (novelë, 1940), Traktat i historisë së feve (apo Gjedhe në fenë e krahasuar, 1948), Kozmosi dhe historia: miti i kthimit të përjetshëm (1954), Pylli i ndaluar (roman, 1955), Joga, pavdekësi dhe liri (1958), Rite dhe simbole të inicimit (Lindja dhe rilindja) (1958), E shenjtëruara dhe profania (1959), Mitet, ëndrrat dhe misteret (1960), Shëmbëlltyra dhe simbole: studime mbi simbolizmin fetar (1961), Miti dhe realiteti (apo Aspekte të mitit, 1963), Shamanizmi: teknikat arkaike të ekstazës (1964).


Po kurorë e krijimtarisë së tij është monumentalja Histori e ideve fetare (1978-1985), në tre vëllime, që ngërthen periudhën nga epoka e gurit gjer në ditët tona.


Eliadja përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike e, sidomos, ato morfologjike.


Vepra e tij ngërthen një hark të gjerë kohor e hapësinor. Ndryshe nga fenomenologë të tjerë, ai fokusohet në bazën e përvojës, duke u rrekur të sjellë prova për ekzistencën e një përvoje transhendentale përbashkuese.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    "E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Në veprën "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tipareve kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    "Rini pa rini" është një kryqëzim i së natyrshmes dhe mbinatyrshmes, mitit dhe historisë, ëndrrës dhe shkencës.

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra