Mal Berisha ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës nga viti 2012 deri në vitin 2015. Më parë, Berisha ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll, nga viti 1993-1997. Në vitin 1998, pas përfundimit të misionit në Turqi, ai iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) e udhëhequr nga ish-kongresmeni, Hon. Joseph DioGuardi si dhe Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA”, duke kontribuar në përpjekjet e palodhura të shqiptaro-amerikanëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Berisha u shfaq në televizionin amerikan si një ekspert dhe historian duke hedhur dritë për trajtimin e padrejtë që iu bëhej shqiptarëve në Kosovë dhe duke prezantuar para publikut amerikan këtë çështje.
Në vitin 2000, Berisha iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Pasi kaloi thuajse një dekadë në Kosovë, Berisha u kthye në Shqipëri, ku u emërua drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale dhe Iniciativave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me jetën kulturore në Shqipëri. Ai është një studjues, historian dhe ka botuar një numër librash dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.
Ai ka përkthyer disa libra, si: “Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Evropiane, 1912-1923.” shkruar nga Edith Pierpont Stickney e Universitetit Stanford të Kalifornisë; “Shpëtim në Shqipëri”, shkruar nga Harvey Sarner, ku del në pah virtyti shqiptar i “Besës” dhe tregon historinë e hebrenjve të mbrojtur në Shqipëri – 100 për qind e hebrenjve të shpëtuar në vendin e tij.
Mal Berisha ka botuar edhe këto libra: “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, një studim i plotë i artikujve të botuar në revistën National Geographic Magazine të fokusuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor prej mëse 100 vjet (2007);
“Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj”. (2008);
“Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë” tre volume, (2012).
“Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933” (dhjetor 2014),
Berisha prezantoi librin e tij të parë në gjuhën angleze në Manhattan në Institutin e Studimeve hebraike YIVO. Këtë të fundit ai e paraqiti edhe në Ambasadën Amerikane në Londër. Ky libër jep detaje mbi marrëdhëniet e ngushta mes hebrenjve, shqiptarëve dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
“Realitetet Shqiptaro – Britanike” është libri i radhë s i Berishës, botuar në vitin 2015 në prag të mbylljes së misionit të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Libri u promovua në Universitetin e Londrës Regent dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.
Mal Berisha ka botuar artikuj të shumtë të natyrës diplomatike dhe historike në shtypin shqiptar. Ai ka kapur vëmendjen e publikut me artikulimin e tij racional mbi çështjet e ndryshme me qasje në marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë, duke u paraqitur në shumicën e mediave kombëtare të shkruara dhe elektronike. Përveç kësaj, ai vazhdon të japë leksione në universitete vendase dhe të huaja. Ai është një anëtar nderi i Pan–Amerikan Albanian Federatës “VATRA”. Ai është mbajtës i Urdhrit Kalorës Mbretëror i Francis I. (KFCO) Aktualisht ai është një autor freelancer dhe ligjërues i historisë së diplomacisë. (Malberisha.com)
Ky set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha, përmban një biografi të thelluar të jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, themelues i shkollave amerikane në Shqipëri; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”.
Ky libër është vijimësi e kontributit të diplomatit dhe studiuesit Mal Berisha, ku kësaj radhe ai ka sjellë për lexuesit një biografi të thelluar për diplomatin e madh amerikan Herman Bernsteini i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 1930-33. Një personalitet enciklopedik, mik i tre presidentëve amerikanë, autor i 14 librave të përkthyera në 17 gjuhë të...
Përmes këtij libri autori hedh dritë mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të vëzhguara nga aspekti kronologjik, historik dhe diplomatik. Autori e ka shkruar gjatë periudhës kur ka qenë drejtues i misionit diplomatik shqiptar në Londër.