Jorgos Filipou Pieridhi lindi në Dhali të Qipros në vitin 1904. U rrit dhe jetoi për shumë vite në Egjipt. Në Qipro u vendos në vitin 1946. Gjatë periudhës 1954-1971, ka qenë drejtor i Bibliotekës dhe Galerisë së Arteve të Famagustës.
Veprat e tij janë përkthyer në rusisht, në rumanisht, në arabisht, në gjermanisht, në suedisht, në anglisht dhe në gjuhën kineze. Kjo është vepra e tij më përfaqësuese të cilën po jua prezantojmë në gjuhën shqipe. Në vitin 1982 u nderua nga Ministria e Arsimit të Qipros me çmimin “Për tërësinë e kontributit të tij në letërsinë qipriote”.
Vdiq në 1999 në Qipro.
Vepra të autorit
☐ Pambukpunuesit - roman, Aleksandri, 1945, (Çmimi letrar “Margarita Griva”, Aleksandri).
☐ Tregime nga Lindja e Mesme, Qipro, 1949.
☐ Libra dhe biblioteka, studim, Famagusta, 1962.
☐ Kohë të ashpra, tregime, Athinë, 1963.
☐ Kohë të qeta, tregime nga Qiproja tjetër, Athinë, 1966.
☐ Katër tema të fjalës, ese, Athinë, 1973.
☐ Koha e të vetëkënaqurve, tregime nga Qiproja e parafundit, Athinë, 1975, (Çmimi shtetëror për prozë i Ministrisë së Arsimit të Qipros).
☐ Koha e sprovës, tregime, Selanik, 1978.
☐ Dy tema paralele të fjalës, ese, Nikozi, 1980, (Çmimi shtetëror për esenë, i Ministrisë së Arsimit të Qipros).
☐ Kujtime dhe histori nga Egjipti, Selanik, 1986.