Ledia Dushi

Ledia Dushi është poete, përkthyese dhe studiuese. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë Letërsi në Universitetin e Shkodrës dhe më pas studimet doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjie, sot Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit.


Që në fillim të viteve 90 nisi të shkruajë poezi, duke spikatur me talentin e saj: Vëllimet me pozi janë: "Me mujt me fjet` me kthimin e shpendve", botimet IDEART, Tiranë(1999), "Seancë dimnash", botimet Camaj-Pipa, Shkodër(1997” “Ave Maria bahet lot", botimet EURORILINDJA, Tirane 1995, “Nji fije t’thelle gjaku” Onufri Tirane 2019.


Me vëllimin e fundit poetik është shpallur si libri më i mirë i vitit 2019 në kategorinë e poezisë nga platforma Leximtari dhe Bukinist.al.


Krahas krijimtarisë poetike, Ledia Dushi spikat si përkthyese e njohur e emrave të shquar të letërsisë europiane dhe botërorë si Umberto Eco, Borges, Carlos Ruis Zafon, Sandro Ceronese, Andrea Camileri, Jane Austen


Ledia Dushi ka një kontribut të shquar edhe në fushën e studimeve antropologjike dhe folklorike, me disa studime të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Ledia Dushi ishte vetëm njëzet vjeç kur botoi librin e saj të parë me poezi, Ave Maria bahet lot (1997), e cila menjëherë i solli asaj njohjen dhe Çmimin Kombëtar për poezinë më të mirë të vitit, Penda e Argjendtë (1998), akorduar nga Ministria shqiptare e Kulturës. Përmbledhja e saj e dytë, Seancë Dimnash (1999), përsëriti thelbin poetik të mëparshëm,...

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Ledia Dushji rikthehet pas shume kohesh me nje vellim poetik. E konsideruar nder poetet me te mira te pas viteve '90 autorja sjell prurjet e saj me te fundit, duke deshmuar nje nivel te larte te perdorimit te teknikave poetike. Ky vëllim është shpallur si “Libri më i mirë” i vitit 2019, në kategorinë poezia shqipe nga platformat Bukinist.al dhe Leximtari.al.

    900 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra