C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.
Fjalori Anglisht-Shqip i Informatikës dhe Elektronikës, i cili përmban rreth 25000 terma të ndryshme, do t’ju vijë në ndihmë sa herë që do t’ju duhet të përktheni materiale nga Informatika, kësaj shkence që merret me ruajtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e informacioneve duke përdorur kompjuterin.