Marguerite Yourcenar lindi më 8 qershor 1903 dhe u nda nga jeta në vitin 1987. Ajo është autore dhe poete belgo-franceze, një nga shkrimtaret më të mira të shekullit të XX. Mes veprave të përkthyera në shqip është edhe romani “Kujtimet e Adrianit”.
“ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait
Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit...
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me...