Iva Musaraj ka lindur në Tiranë. Ka mbaruar gjimnazin e përgjithshëm të profilizuar “Sami Frashëri”. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës për shkenca shoqërore në Fakultetin Histori Filologji në degën e Gjeografisë.
Për një periudhë të caktuar ka punuar si gazetare në një gazetë të përditshme të pavarur, ku ka mbuluar Kulturën.
Shkrimet e saj rreth kulturës sollën disa risi dhe ndryshime në mediat e shkruara, pasi ajo sillte në jetë me shkrimet e saj, artistë që kishin vite që ishin larguar prej skenës dhe i përkisnin një brezi, që dalëngadalë po harrohej.
Ajo gjithashtu ka shkruar dhe ende shkruan për portale on line, tematika sociale.
Iva Musaraj është autore librash për fëmijë dhe romane. Deri më tani ka botuar këto libra: Romanet “Le të na bashkojë era” dhe “Rruga e qumështit”, botuar nga Dudaj. Po ashtu, edhe librin për fëmijë, “Mbi re rozë dhe të kaltra”, libër i nominuar nga Bukinist si libri më i mirë për fëmijë, i botuar gjatë vitit 2020.
Iva Musaraj eshte nje autore qe ka fituar shume lexues me romanet e saj te cilet eksplorojne pasionet njerezore te diteve tona, - ne nje shoqeri ku ka nje zhberje te shume vlerave qe ndajme dhe pranojme mes njeri – tjetrit. Duke pare suksesin, sidomos mes lexuesve te rinj, - kemi bere nje set me dy romanet e saj: “Une jam dashnorja” dhe “Une jam e...
Iva Musaraj pas sprovave per femije vjen per lexuesit me nje roman, ku imagjinata ngjizet me realitetin e vitit te pandemise, e cila ndryshoi raportet ndernjerezore dhe kuptimin per jeten.
Pas shkrimit te tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me nje romance te pazakonte, e cila te surprizon dhe te sfidon qe ne titull.....
Pas suksesit të romanit të parë "Unë jam dashnorja", autorja Iva Musaraj ka vendosur të sjellë vazhdimin e historisë, anën tjetër të medaljes, parë nën këndvështrimin e Dorës, gruas së Adelit me titull "Unë jam e tradhtuara" (Historia e Dorës).