Latif Ajrullai

Latif Ajrullai, lindur më 1953 në Litë të Tetovës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes për ta mbaruar më vonë në Kroaci ku jetoj një pjesë të gjatë të jetës bashkë me prindërit. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko natyrore, dega Kimi, si dhe Degën e Farmacisë, ku ka marrë titullin Magjistër i Farmacisë. Në vitin 1980 punoi si profesor në degën e mjekësisë. Në vitin 1989 pushohet nga puna si nacionalist dhe separatist. Në vitin 1992 hap farmaci private deri në vitin 2000, vit ky kur themeloi shtëpinë botuese Albas me degë në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë. Aktualisht Ajrullai është President i Albasit, një nga shtëpitë botuese më të njohura në fushën e teksteve shkollore.


Latif Ajrullai është autor dhe bashkëautor në disa tekste shkollore.


Tashmë njihen përkthimet e tij në fushën e psikologjisë me librat:


-Rruga në të cilën rrallë shkohet. (Scott Peck)


-Femra të mençura zgjedhje të gabuara (Konel Kouven, Melvin Kinder)


-Duajeni vetveten… (Louise L. hay)


-Ligji (Frederic Bastiat)

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Romani “Kufiri” është vepra e parë e botuesit dhe sipërmarrësit Latif Ajrullai në fushën e letërsisë artistike.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    550 Lekë Në stok
    I ri

    Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...”

    550 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    550 Lekë Në stok
    I ri

    "Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e...

    550 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra