Louise L. Hay

Louise Lynn Hay është autore librash të zhvillimit personal, - themeluese e Hay House, - një qendër edukuese për zhvillimin. Ka lindur në vitin 1926 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2017. Louise e nisi aktivitetin e saj që në vitin 1970, duke mbështetur lëvizjen për zhvillimin personal, bazuar mbi parimet e të menduarit pozitiv. Aktiviteti i saj nisi i fokusuar kryesisht në Nju Jork, dhe më pas u shtri në vende të tjera të SHBA-ve dhe në shtete apo kontinente të tjera.


Hay ia kushtoi aktivitetin edhe mjekësisë alternative dhe terapive në ndihmë të pacientëve, duke arritur suksese në shërimin e pancietëve.


Libri i saj i parë është botuar në vitin 1976, me titullin “Shëro trupin tënd”. Hay është autore e dhjetëra librave, botuar në më shumë se 25 gjuhë të ndryshme të botës, dhe i botuar në 33 vende të ndryshme. Njëri ndër më të vlerësuarit nga lexuesit është “Si ta shërosh jetën”, i shitur në rreth 50 milionë kopje në mbarë botën. Kjo autore prej disa kohësh është botuar edhe në gjuhën shqipe në Shqipëri dhe Kosovë. “Si ta shërosh jetën”, “Mirënjohja” dhe “Letër për Luizën” janë disa nga titujt e kësaj autoreje, të cilat i gjeni online edhe tek Bukinist.al

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    620 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.

    620 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    620 Lekë Nuk është në stok

    Një libër i shitur në mbi 50 milionë kopje në mbarë botën. Louise Hay sjell përvojat e saj të cilat, me ndihmën e forcës së mendjes dhe të mendimit pozitiv, nga një jetë e rrënuar e çuan në piedestal, madje duke mposhtur edhe sëmundjen e kancerit pa ndonjë trajtim mjekësor.

    620 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra