Melania G. Mazzucco ka lindur në Romë. Është autore e romaneve të përkthyera në rreth 25 gjuhë të botës. Më 1996 botoi romanin e saj të parë Puthja e Meduzës, e ndjekur nga vepra të tjera, si: Vita, Një ditë perfekte, Pritja e gjallë e engjëllit, Arkitektja. Është fituese e disa çmimeve të rëndësishme, si: Strega (2003), Comisso, Viareggio-Tobino etj.
NË LIMB është një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona.
Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të...