Në librat e mi me poezi gjithnjë i kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim por që zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu sic më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen,...
Ky libër është për të gjithë ata që, ashtu si unë, jetojnë çdo ditë me një boshllëk të madh. Asnjë dhimbje nuk i ngjan tjetrës; kjo është dhimbja ime dhe mban imazhin e njeriut tim që nuk është më. Asnjë dhimbje nuk është më e madhe apo më e vogël se tjetra, kur ajo të pushton shpirtin, të bën të vuash njëlloj.
Poezia Nën bluzën time, titullin e së cilës mban libri, është vlerësuar me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar Napoli Cultural Classic 2011, në Itali.
Përmbledhja me tregime Një vjeshtë pa kthim, botuar fillimisht në gjuhën italiane me titullin Un autunno senza ritorno është vlerësuar me çmim të dytë në Konkursin XXVI Ndërkombëtar Giovani Gronchi në Pontedera, Pisa, si dhe me çmimin e tretë në Konkursin XIV Ndërkombëtar Europa 2013, në Lugano, Zvicër. Ka qenë në listën e librave më të shitur të vitit...
Në qendër të romanit është një familje në emigrim me të gjitha problematikat e sfidat që i duhet të përballet në një vend të huaj. E tashmja shkrihet me të shkuarën përmes kujtimeve e mbresave, por mbi të gjitha përmes shfletimit të faqeve të një ditari, përmes të cilit zbulohet më mirë se në jetën reale figura e protagonistit të librit.
Ky vëllimi i ri poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston. Ky libër vjen pas disa botimeve të tjera me poezi, që...