Trajtesë me përmasa Filozofike, sociologjike dhe antropologjike përkitazi me konceptin e qytetërimit. Autori vë në pah se të qenit i qytetëruar apo qytetërim-ndërtimi nuk nënkupton vetëm krijimin e qyteteve në saje të teknologjisë, por edhe vizionin, qëndrimet dhe sjelljen për ti dhënë kuptim qenies dhe ekzistencës.
Vepra "Dija në Filozofinë e vonë islame: Mulla Sadra mbi ekzistencën, intelektin dhe intuitën" e Ibrahim Kallën-it, paraqet një inkursion mbresëlënës në botën epistemologjike të Mulla Sadrës; një punim ku shkoqitet mjaft vyer koncepti i dijes dhe rrugëve që shpien drejt të vërtetës; ku hapet universi i këtij teozofi, teologu dhe përfaqësuesi të Filozofi...
Hyrje në Historinë e marrëdhënieve ndërmjet Islamit dhe Perëndimit. Një fuqi e manifestuar në mënyrë autoritare e përfshirjes së përmbajtjeve të shkëlqyera të euridicionit me vështrimin e përjetimit personal, që shtrihet nga jehona më e largët e trashëgimisë e deri te sfida e horizontit, emri i së cilës është ardhmëria e qytetërimit.
Një vështrim mbi arsyen dhe racionalitetin, statusin dhe funksionin e tyre në qytetërimin perëndimor dhe në atë islam; një këndvështrim krahasues mes këtyre dy makro-botëkuptimesh. Një analizë mbi arsyen e udhëhequr nga racionalizmi modern, i cili ka tradhtuar natyrën e vet, duke prodhuar dije deduktive sasiore, të shkëputura nga mendimi moral.