Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t'i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta.