Lea Ypi

Lea Ypi ka lindur në Durrës. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.


Ypi ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.


Ndër botimet e saj të shumta janë "Global Justice and Avant-Garde Political Agency", "The Meaning of Partisanship" (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, ​​Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.


Në gjuhën shqipe ka botuar dy libra: “Vetëm për vete” dhe “Të lirë”. Libri të libër është botuar edhe në anglisht dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 190 Lekë Në stok

    An imaginative investigation into historical injustice, dignity and truth, told through the story of a family from the fall of the Ottoman Empire to the dawn of Communism in the Balkans'There is ...

    2 190 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 600 Lekë Në stok

    Kush ishte me të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç'e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën e vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? 

    1 600 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra