Kasem Trebeshina

Kasem Trebeshina është ndër disidentët e rrallë të letërsisë shqipe, krijimtaria e të cilit vazhdon të komunikojë dhe provokojë edhe sot lexuesin. 

Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në të cilën mbeti i plagosur. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe fillimisht u integrua në institucionet e sigurisë dhe më pas iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.


Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.


Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e Realizmit Socialist, ndonëse ka shkruar edhe në fillesat e veta vepra dedikuar Stalinit apo sistemit komunist. Që në vitet `50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe.


Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet `90).


Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.


Një pjesë e madhe e veprës së tij është botuar në Kosovë. Trebeshina është ndër autorët e studiuar. Rreth veprës së tij ka monografi, analiza dhe teza të studimeve doktorale.


 


KRIJIMTARIA E KASEM TREBESHINËS


Letra e tij "Promemorje" 5 tetor 1953


"Artani dhe Min`ja ose hijet e fundit të maleve", poemën 1961


“Stina e stinëve”, 1991, Prishtinë


Mekami, melodi turke, 1994, Prishtinë


“Histori e atyre që nuk janë”, 1995, Prishtinë


“Legjenda e asaj që iku”, 1992, Tiranë


“Koha tani, vendi këtu”, 1992, Tiranë


“Qezari niset për në luftë”, 1993, Tiranë


“Rruga e Golgotës”, 1993, Tiranë


“Lirika dhe satira” 1994, Tiranë


“Hijet e shekujve”, 1996, Tiranë


“Ëndrra dhe hije drama”; 1996, Tiranë

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    Duhet ta shkruash një poemë për Kosovën? Këtë e kanë bërë shumë prej mjeshtrave të letrave shqipe dhe këtë gjë bëri edhe Kasem Trebeshina, duke ia dedikuar këto vargje Kosovës, UÇK-së, dëshmorëve dhe miqve të tij. Këtu gjendet dhimbja, kryeneçësia, vitaliteti dhe drithërima e ekzistencës kosovare...  

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë libër gjenden tregimet "Përjetësia brenda vdekjes", "Piramida e çuditshme" dhe "Maçoku"

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    “Mekami” i kundërvihet mitit të realizimit socialist që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili duhet të frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social-imperialistëve...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Nuk është në stok

    Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit

    650 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra