Ky tekst ju vjen ne ndihme te gjithe...
Libri “Gjeniu i madh Edgar Kejsi”, është një libër ku autori ka dhënë shpjegime dhe ka bërë parashikime për: rimishërimin, vendndodhjen e kapsulës së të fshehtës së njerëzimit, qëllimin e ndërtimit të piramidave, ndikimin e meditimit dhe të ëndrrave në jetën e njerëzve, raportin e trupit me shpirtin, çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes, përshkrimin e...
E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?
Tematika e përzgjedhur nga autori është sa interesante, aq edhe e dobishme, sa e nevojshme, aq edhe e vështirë. Në kushtet e pandemisë, kur e gjithë bota, përfshi edhe vendin tonë, po përjeton me dhimbje humbjet e jetëve njerëzore dhe sfidat për gjetjen e mënyrave, rrugëve dhe medikamenteve për përballimin e saj. Një nga pasojat e kësaj pandemie, për të...
Shkrimet stoike të filozofit Seneka ofrojnë njohuri të fuqishme mbi artin e të jetuarit, rëndësinë e arsyes dhe moralit dhe vazhdojnë të ofrojnë udhëzime të thella për shumë njerëz nëpërmjet elokuencës, kthjelltësisë dhe urtësisë së tyre të përjetshme.
Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund ti përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.
“ESENCA… 2” ashtu si vëllimi i pare i saj “ESENCA…1” është një Bibël e vogël, plotë thënie të urta, që frymëzojnë drejtësi, moral, edukatë, shpresë, guxim, vullnet, krenari, dashuri, dituri, vetëbesim..., përvetësimi i të cilave i ndez njeriut një dritë jeshile që të shohë së thelli brenda vetes dhe brenda të tjerëve, e bën njeriun model në shoqëri.
“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohura të Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”.
Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit.
Anekdotat me te bukura nga e gjithe bota jane mbledhur ne nje vellim te vetem nga botuesi dhe studiuesi Mehmet Gezhilli
Botimi i libërthit “Çfarë është jeta” të Erwin Schrödinger i jep librit shkencor shqip dimensionin e munguar publik, me shpresën se do të ndiqet edhe nga shumë të tjerë të këtij lloji. Aftësia e Schrödinger-it për t’i parashtruar të gjitha tezat, në mënyrë të tillë që mund të lexohen edhe nga një jo-fizikan dhe, në përgjithësi, nga një jo-profesionist i...
Në këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik...
Disa nga rregullat e lojës së dashurisë. Psikologia Skot nënvizon: të dashurosh, të humbësh dashurinë, të mësosh mësimet e saj dhe të dashurosh sërish: ja cila është rruga…
Nga librat më të rëndësishëm të filozofit të madh francez të gjysmës së dytë të shekullit XX, Zhan Bodrijar (Jean Baudrillard).
Botuar më 1938, "Homo Ludens" është libri më i rëndësishëm i filozofit hollandez Johan Huizinga, si dhe një nga nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit të shekullit XX.
Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë
Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).
Ky liber vjen ne pikun e debateve per nje deshtim te sistemit kapitalist ne kohen tone; prandaj, vleresohet si nje nder botimet me idete me polemizuese rreth kesaj ceshtje. Duke e lexuar kete liber, do te jeni me te qarte per te ardhmen e tregjeve dhe kapitalit
Ne kete botim special jane perfshire ne nje liber te vetem 3 librat e Zigmund Frojdit "Hyrje ne psikanalize"
Në këtë vepër përmblidhen një sërë reflektimesh, herë në formë epigrami, herë të zgjatura në disa paragrafë, mbi tema nga më të ndryshmet: zbrazëtia, koha, Zoti, uni, dashuria, dhuna, e keqja, dëshira, puna, etj.
Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.
Në vitin 1785 Imanuel Kanti boton veprën me titull “Themelimi i Zakoneve Shoqërore”. Kjo përbën orvatjen e parë të vërtetë të Kantit në përballjen me problematikën morale dhe një pararendje të mjaftueshme për veprën më të plotë të botuar, tri vite më vonë, me titull “Kritika e Arsyes Praktike”.