Ky botim redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht rëndësinë e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar.
Skulptura, parimet dhe praktika me 253 ilustrime është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës.
Harrojeni idenë se të bësh punë brenda në shtëpi është e bezdisshme: Mësoni si të realizoni instalime të vogla, si të rregulloni, por edhe disa nga të fshehtat e ndriçimit. Ndiqni këshillat për të realizuar punime druri, guri, etj
Manual praktik për rregullimet, kopshtarinë dhe zbukurimin e shtëpisë: Duke e organizuar mirë punën dhe duke nxjerrë në pah pjesën më të mirë të mobilieve dhe aksesorëve tuaj, vendosja e çdo gjëje në vendin e duhur, thjesht do t'ju zbavitë
Nëpërmjet këtij libri, do t'ju ndihmojmë të zgjidhni ndërmjet një numri të madh modelesh ekzistuese; do t'ju shpjegojmë teknikat e duhura për t'i vendosur pllakat në mënyrën më të mirë.
Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 përfshin ushtrime dhe problema për vitin e katërt të shkollës së mesme, të dhëna kryesisht në fazën finale të olimpiadave, por edhe në fazën e dytë
Në librin Gjinekologjia trajtohen gjerësisht problemet e diagnostikimit, mjekimit e masat profilaktike për sëmundjet gjinekologjike, por, gjithashtu, autori kalon dhe në interpretime e shpjegime të disa problemeve sociale, madje edhe psikologjike
Ky libër synon tu japë njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë sot mundësitë për ta nxënë në shkollë me program të rregullt si lëndë mësimore.
Kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion komerçal, do të mbetet një gurë i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar.
Që në fillim duhet saktësuar se literatura e zgjedhur për librin "Të luajmë së bashku" është e gjitha kombëtare, duke u nisur nga fakti se literatura botërore është e shumtë dhe ne kemi nevojë të domosdoshme të përpunojmë e zhvillojmë muzikën tonë aq të bukur e të larmishme.
Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfardo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë.
Tridhjetë legjenda dhe këngë ballkanike është një studim mbi origjinën historike të tridhjetë këngëve dhe legjendave.
Është ndër tekstet universitare në fushën e sociologjisë që referohet në disa nga degët e kësaj disipline, duke sjellë këndvështrime dhe metodologji të reja në studimin e kësaj lënde.
Ky publikim kontribuon në mbështetjen metodologjike të të gjithë të interesuarve, student apo specialist, në thellimin e studimeve në fushën e politikës financiare të ndërmarrjes, të cilat mbeten një terren jo shumë i hulumtuar në kontekstin shqiptar.
Botim special me të gjitha shenjat e qarkullimit. I vlefshëm për drejtuesit e mjeteve dhe ata që hyjnë në testim për lejdrejtimi mjeti
Konsiderohet një nga librat më elegantë të filozofisë politike, në të cilin Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator, por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara djathtas. Me një gjuhë të përkorë dhe thellësi të rrallë, autori depërton në konceptet themelore të konservatorizmit dhe ndërton qasjen që duhet të...
Me thjeshtësi dhe mprehtësi Dan Ariley shpotit mënyrën me të cilën njërëzit ekuilibrojnë vërtetësinë me mashtrimin për të krijuar një realitet nga realiteti i shumëdëshiruar. Përmes këtij libri do të arrini të kuptoni më mirë etikën tuaj personale, dhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Vjen në shqip ky libër që shumëkush e konsideron një ndër më të rëndësishmit që janë botuar gjatë viteve të fundit.
Ky fjalor është një përpilim tërësisht i ri, i shkruar nga një ekip sociologësh të shquar. U drejtohet atyre që janë deri diku fillestarë në këtë disiplinë.
Një epokë dhe traditë e paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve që vjen në një këndvështrim origjinal nga historiani kroat Aleksandër Stipçeviq përmes një pune të gjatë kërkimore shkencore dhe me një analizë briliante, duke u kthyer në një libër referues jo vetëm për shkencën shqiptare, por edhe për atë perëndimore
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin.
Autor i mbi dymbëdhjetë librave, George Steiner njihet sot si një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë. Eseist, kritik letrar, romancier, fi lozof amerikan, i lindur në Europë, G.Steiner konsiderohet si një ndër fi gurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si: The death of tragedy, After Babel etj., janë kthyer në...
Një libër që shpjegon tetëdhjetenjë koncepte ekonomike kryesore që do të ndryshojnë këndvështrimi tuaj ndaj botës.
Një libër i ngjeshur, elegant, por në të njëjtën kohë sfi dues. Një përpjekje për të na treguar se cila është ideologjia që motivon terrorizmin, duke e vendosur atë në një kontekst historik. Autorët ia kanë dalë mbanë të na japin një vepër të mrekullueshme, ku kombinohet analiza e një sërë shoqërish dhe kulturash, me çështje të tilla si ajo e kujtesës...
Padyshim një nga fi gurat qendrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashe Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptareve si sinonim i tradhtarit. Megjithë ndonjë përpjekje të viteve të fundit për ta rehabilituar fi gurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të...
Tre sprova për matematikën sjell në vëmendjen e lexuesit një problematikë të rëndësishme rreth matematikës.
Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si "përbërësin" kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë.
Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë në çdo qoshe të mendjes sonë.
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj.