Çpo bën kështu, mama? Jo, nuk po lexon ditarin e fshehtë të sat bije. Edhe më zi se kaq. Ajo sapo të zuri gafil, teksa përvidheshe jashtë, rrasur e ngjeshur në minifundin e saj, me tulet e laprat që të vërshonin nga të gjitha anët. Po çfarë do të bëje për ta shtënë në dorë tët shoq? Gjithçka.
Çfarë do të bënit sikur, mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës, të zbulonit se burri ju tradhëton? Por ka edhe më pasi tju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë. Duket si një makth që të lë pa frymë, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës