Gjergj Fishta (1871-1940) është një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës dhe letërsisë kombëtare shqiptare, publicist antikoformist, atdhetar dhe klerik me vlera të rralla shpirtërore dhe intelektuale
Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes, shprehës i idealeve të kësaj lëvizje kombëtare, duke përcjellë idetë dhe artin e saj me metodat e romantizmit, realizmit dhe klasicizmit. Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Në vitin 1913 themelon revistën "Hylli i dritës" dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri.
Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Ky vëllim përfshin “Lahuta e Malcis” dhe “Moisi Golemi i Dibers...
Ka shumë tekste të Lahuta e Malcis, por ata që duan të lexojnë botimin origjinal, ky është i vetmi. Botimet Françeskane sjellin botimin XVII i cili ka krijuar besimin e padiskutueshëm te lexuesi, jo vetëm për shkak të autenticitetit, por edhe për shkak të cilësisë dhe çmimit ekonomik
“Lahuta e Malcis” çel serinë e botimeve “Lexim plus” të shtëpisë botuese “Albas”, duke u ofruar nxënësve të shkollave të mesme veprën madhore të Gjergj Fishtës në formën e një antologjie poetike: nga një vepër me rreth 17 mijë vargje “Lahuta e malcis…” e kësaj rubrike vjen me rreth 4 mijë vargje.
Ky është i vetmi botim, i plotë, në variantin e fundit origjinal që shkroi autori, i pajisur me një studim hyrës dhe me shënime për çdo këngë
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë vëllim ka një studim dhe përkthime nga Vincens Marku të...
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë vëllim ka parathënien studiuesja Evalda Paci dhe janë...
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e parë janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1899 deri 1922
At Gjergj Fishta njihet pak si prozator, dhe ky botim i përgatitur nga Prof. Dr. Persida Asllani sjell përmasën e këtij kolosi të kulturës komëbtare si prozator. Në vëllimin e II janë përfshirë të gjitha krijimet që nga viti 1923 deri në vitin1940
Në 80-vjetorin e vdekjes së Át Gjergj Fishtës Botimet Françeskane kanë ndërmarrë nxjerrjen e nji botimi të posaçëm të veprës së tij në gjashtë vëllime. Çdo vëllim paraprihet prej nji studimi të veçantë nga personalitete të njohura në fushën e shkencave albanologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Satirka është strukturuar në një formë të veçantë nga studiuesi...