Agatha Christie është një nga autorët...
Zef Loka konsiderohet si personazh me peshë në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve. Ai rrëfehet për herë të parë për misionet e tij, rolin e Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjet dhe arrestimin nga Sali Berisha
Familja e autorit ja kushton botimin e këtij libri ish të burgosurve dhe të internuarve politikë në Shqipëri si dhe familjeve të tyre që vuajtën përndjekjet gjatë asaj kohe.
Kur Anais Nini takoi shkrimtarin Henri Miler - një burrë që ajo e shihte si një gjigant intelektual - dhe të shoqen e tij aq të bukur, Xhun Mensfildin, jeta e saj u zhyt në një pështjellim emocional dhe seksual. Kjo histori vjen përmes ditareve të saja, - një lëmsh emocionues dhe i pazgjidhshëm marrëdhëniesh - si dhe zgjimi personal dhe seksual
Një libër i shkëlqyer. Imponues. Demaskues. Zbavitës. Frymëzues. I sinqertë dhe me humor. Për cilindo që ka një zell përvëlues sipërmarrjeje, kujtimet e tij mund të konsiderohen si shumë të ngjashme me një tekst të shenjtë. Libri këshillohet për t'u lexuar nga biznesmenë, njerëz me ambicie në karrierë, studentë të mirë, manaxherë, profesionistë të zotë,...
Për tu bindur se kam të drejtë kur them se kjo mësuese është një thesar i arsimit tonë, lexojini e gjeni të gjallë në faqet e këtij libri mirënjohjen e dhjetëra e dhjetëra nxënësve të Tiranës, që e kanë konstatuar këtë fakt përpara nesh!
"Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948" është një libër i dobishëm, ku qindra lexues do të gjejnë të dhëna për jetëshkrimet e prindërve apo gjyshërve të tyre, ku studiuesit e historisë së luftës antifashiste do të gjejnë burime parësore për verifikimin e pikëpamjeve dhe të tezave të parashtruara deri më tani, ku mund të vërejnë edhe pamjen e vërtetë të...
Një rrëfim i qetë, i një jete të mbushur plot me sfida, mundime, por edhe me rezultate dhe arritje.
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.
Dokumente dhe materiale që vijnë si artefakte për atë që ka ndodhur realisht në fillim vitet '90 nga Aleksandër Meksi, protagonist i asaj kohe si themelues i PD dhe ish-kryeministër. Autori thotë se këto të dhëna të pakundërshtueshme do të pamundësojnë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Meksi pohon se ky ka qenë edhe synimi në...
Alfred Peza sapo hyri në politik, nuk e harroi zanatin e gazetarit, duke mbajtur shënim çdo moment të përvojës së parë si politikan në terrenin e egër të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Dhunë, mashtrim, vjedhje votash, dyshim, mohim dhe rivalitet për të shtuar varfërinë. Kjo është makina politike që ka ecur deri sot nëpër rrugët e Shqipërisë....
Historia e Shqipërisë në periudhën e ndryshimeve, në vitet 1990-92 nuk është e panjohur, por filtri që përdor autori, edhe si dëshmitar e protagonist, e bën këtë libër ndër më të mirët në zhanrin e tij non-fiction.Ai trajton ngjarje si demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, demonstrata në Kavajë, eksodi i ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, takimi i...
Një libër kushtuar dhjetëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko.
Bukë me sallam, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles. Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të...
Liber , te cilin autori e sjell ne formen e ditarit. Ai pershkruan pervojen e tij ne Partine Socialiste.Vitet 1991-1996.
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë
Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
Kujtime e mbresa nga një prej bashkëqytetarëve të poetit tonë të madh kombëtar, Lasgush Poradeci, ku tregohen kujtimet e tij dhe të bashkëkohësve për një poet që nuk u pajtua kurrë me regjimin dhe ideologjinë e kohës.
Një rrëfim nga i mbijetuari i vetëm i komplotit kundër Hitlerit. Tregimi i operacionit Valkiria organizuar nga oficerë gjermanë në vitin 1944, i destinuar për të marrë pushtetin pas eliminimit të diktatorit. Philipp fon Boeselager është sot dëshmitari i fundit i të përbetuarve më 20 korrik të 44-ës.
Ish- kryeministri i Shqipërisë, sjell kujtimet e veta për fëmijërinë dhe rininë e tij. Një libër interesant i pajisur me dëshmi e fakte të panjohura më parë.
Libri është ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet '90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, jeta e ndarë "përgjysmë" mes këtyre të dyjave, burgosjet e tij, përpjekjet në krye të një politike...
Kati Marton, gazetare dhe shkrimtare e njohur amerikane me origjinë hungareze, bashkëshortja e diplomatit Richard Holbruk, vjen për publikun shqiptare me librin Armiq të popullit udhëtimi i familjes sime për në Amerikë. Është një dëshmi personale, ku autorja tregon historinë e prindërve të saj, të burgosur nga regjimi komunist në Hungari, të akuzuar si...
Jeta ime shtrihet në më shumë se një të tretën e historisë së SHBA-së. Ndërsa mendoja rreth këtyre kujtimeve dhe titullit, ideja e të njohurave dhe të panjohurave mu duk e përshtatshme. Kjo është e vërtetë edhe për shumë ngjarje që unë kam vëzhguar gjatë viteve në Kongres, gjatë përpjekjeve për të drejtat qytetare dhe kohës së luftës së Vietnamit, deri...
E bija kujton vitet e vështira. Një libër jo vetëm për Kinën....
Përveç miqve të ngushtë dhe familjes Klinton, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se...
Kujtimet në burgjet komuniste dhe ditari sekret që arriti ta nxjerrë me vështirësi prej qelisë: Lufta për të mbetur njeri.
Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar.
Merita e madhe e Franz Nopças qëndron në faktin se ai e kuptoi që çështja shqiptare po ngrihej dhe nuk ngurroi t`i përgjigjej sa më mirë që të ishte mundur. Rezultati është një vepër e një përmase të rrallë, produkt i një zelli të jashtëzakonshëm për punë dhe i një koncepti gjenial për çështjen shkencore.
Historia e një profesori të shkencave kompjuterike, i cili në prag të ndarjes së tij nga jeta për shkak të kancerit, u lë si trashëgimi fëmijëve, kolegëve dhe studentëve të tij, si një shishe në breg të lumit, 50 leksione realisht të fundit. Përmbushja e ëndrrave të fëmijërisë është çelësi i realizimit të një njeriu, sipas prof. Rendi Paush, i cili në...
Në vitin 1909, Ziberci ndërmori një ekspeditë në malet e Shqipërisë së Veriut, në bazë të së cilës botoi librin “Albanien und die Albanesen: Landschafts- und Charakterbilder” (Shqipëria dhe shqiptarët: peizazhe dhe karaktere), Vjenë 1910.
Deri më tani madhështinë dhe egërsinë e Ali Pashë Tepelenës e kemi mësuar nga të tjerët; Tani është një rast i shkëlqyer për të mësuar përmes dokumenteve, letrave, korrespondencave dhe raporteve me kancelaritë perëndimore këtë personalitet kontravers. Një botim i shkëlqyer i përgatitur nga njohësi më i mirë i Pashait të Janinës, studiuesi Irakli...