Jorge Amado, është një prej shkrimtarëve më të njohur të bumit në Amerikën Latine të viteve ’60. Ai është përkthyer në mbi 35 gjuhë. Ka lindur në vitin 1912 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2001.
Jorge Amado, romancier, gazetar, avokat, u lind në vitin 1912 dhe ishte djali i një mbjellësi kakaoje, në Ilheus, në jug të Salvadorit, kryeqyteti provincial i Gabriela, karafil dhe kanellë.
Romani i tij i parë, Kakao, u botua kur ishte 19 vjeç. Ishte një apel i sinqertë për drejtësi sociale ndaj punonjësve në plantacionet e kakaos në Bahia.
Romanet e tij të viteve ’30 dhe ’40, vazhdonin të dramatizonin luftën e klasave. Por, vetëm pas viteve ’50, do të shkruante romanet komikë madhështorë, Gabriela, karafil dhe kanellë dhe Dona Flor dhe dy burrat e saj, të cilët, trajtojnë të gjithë spektrin e shoqërisë, ndërsa ngrenë lart krahinën e vendlindjes së tij.
Një prej shkrimtarëve më të njohur të bumit në Amerikën Latine të viteve ’60, Amado është përkthyer në mbi 35 gjuhë. Një film tejet i suksesshëm i Dona Flor, u shfaq në Brazil në vitin 1976. Ai vdiq në vitin 2001.
Një roman briliant, me ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë latino-amerikane dhe atë botërore përgjatë shekullit të XX. Një histori e rrallë për dashurinë, martesën dhe jetën e një kumarxhiu i cili nuk vdes kurrë pasi lë pasione të forta pas ikjes
Një roman briliant, me ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë latino-amerikane dhe atë botërore përgjatë shekullit të XX. Një histori e rrallë për dashurinë, martesën dhe jetën e një kumarxhiu i cili nuk vdes kurrë pasi lë pasione të forta pas ikjes
I mbushur me emocione, satirë dhe intriga, libri “Gabriela, karafil dhe kanellë” është një panoramë e gjerë e jetës qytetare braziliane të kohës. Nga një prej shkrimtarëve më të shquar dhe më argëtues