Kërko më tej
Këto janë aventurat e jashtëzakonshme...
Subcategories
Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë "shushkë" në një vajzë të bukur?
Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju...
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.
Qyteti i Breshkave është sprova e parë letrare në prozën e gjatë, e një autori të ri që premton të lerë gjurmë në letërsinë e sotme shqipe.
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.
Muzika ngjyrat, përshkrimi surealist, pasionet çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prej vitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtror letrar
Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.
Në jetën e tij gati njëqindvjeçare, Sabato botoi vetëm tre romane: "Tuneli" (1948), "Mbi heronjtë dhe varret" (1961) dhe "Abadoni, engjëlli i skëterës" (1974), i cili përmbyll trilogjinë. Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite...
Romani “I huaji” i nobelistit francez Alber Kamy përkthehet sërish në gjuhën shqipe: Kësaj radhe është përkthyesja Rajmonda Vuçini e cila ka shqipëruar një nga romanet më të rëndësishme të shekullit të XX dhe një nga librat që ndikoi në zhvillimin e ekzistencializmit
Në gjuhën shqipe vjen në një variant të dytë Krim dhe ndëshkim, një nga romanet më të mira të Dostojevskit.
Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes
Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes “Vajza në tren”, Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe...
Një thriller psikologjik që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke u bërë bestselleri Nr. 1 për shumë muaj me radhë. Në qendër të tij një inspektore policie që kthehet në qytetin e saj të lindjes, për të zgjidhur një seri vrasjesh të mistershme.
Radiografi e shtresave sociale të kryeqytetit me problemet e trazuara ashtu siç s’mundemi t’i shohim në ecjen monotone të jetës së përditshme. Konstruksion metalik tepër i ndryshkur i strukturës moderne shoqërore. Elita shoqërore, me etjen e saj të pashuar për fitim maksimal.
Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më...
"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë."
Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë të njerëzimit. “Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Ky është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer...
“Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit…” Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane.
Një pamje e gjallë e kënaqësive dhe zhgënjimeve të jetesës brenda botës së ngujuar të Venecia… dhe një sekret i Vivaldit të famshëm.
Romani "Momente jete" eshte një ironi e realitetit socialo-politik në vendin tonë. Ky është një roman me ngjarje të jetuara. Me një kombinimi të tregimeve sa në Shqipëri, sa në Europë, tentohet të zgjohen ndjenjat "rrok", të cilat “flenë” akoma ndoshta në shoqërinë shqiptare.
Një djalosh prizrenas, agjent që i shërben UÇK-së pranon një telefonatë nga një burrë me ndikim si në trevat shqiptare, po ashtu edhe në nivel botëror. Agjenti niset sipas urdhërave të Urtakut në një mision të rëndësishëm, mirëpo qysh në fillim të misionit e gjenë shokun e tij të vrarë dhe gjendet para veshtirësive të mëdha për të vazhduar më tutje...
Ngjarjet, për të cilat mund ta shquanin dhe nderonin atë, kishin ndodhur para shumë kohësh gjatë luftës. Këta kapituj të jetës së saj të kaluar u bënë kujtime të vagëlluara.
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Ky libër titullohet City. E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qenë mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që ti-tulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë.
Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i...
Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.
Një histori shumë prekëse që të trondit ... sa fuqi shpirtërore mund të ketë një njeri dhe sa mund të durojë! Një libër që ju bën të vlerësoni njerëzit pranë jush. "Një histori shumë prekëse që të trondit, një histori e vërtetë që vetëm ""e bukur"" nuk mund të quhet ", pasi rrëfen për jetën e një gruaje, me të cilën fati u tregua i ashpër që në fëmijërinë...