Xhenet Mekardi ka qenë pjesë e serialit hit të rrjetit televiziv “Nickelodeon”, “iCarly”, dhe pasuesit të tij, “Semi dhe Keti”, si dhe pjesë e serialit të rrjetit televiziv “Netflix”, “Between”. Në 2017-n, hoqi dorë nga aktrimi për të ndjekur karrierën si skenariste dhe regjisore. Filmat e saj kanë konkurruar në Festivalin e Filmit në Florida, fastivalin e filmit “Salute Your Shorts”, “Short of the Week” dhe kudo tjetër. Shkrimet e saj kanë dalë në gazetën “HuffPost” dhe “The Wall Street Journal”. Shfaqja e saj, “I’m Glad My Mom Died”, ka qenë një sukses dy herë rresht në teatrit “Lyric Hyperion” dhe “Hudson” në Los Anxhelos. Ajo drejton një serial radiofonik të titulluar “Empty Inside”, me të cilin ka arritur majat dhe ku fton personalitete të flasin pë temat e vështira dhe lënduese. Ajo jeton në Los Anxhelos.
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.