Harper Lee është lindur në vitin 1926 në Monrovilë të Alabamës. Ajo është e njohur në vendin tonë me romanin e saj të famshëm e ndër më të lexuarit në botë "Të vrasësh zogun përqeshës" (To Kill a Mockingbird), një nga romanet më të dashur për lexuesin amerikan, që e vulosi emrin e saj në historinë e letërsisë botërore dhe është nderuar me Çmimin prestigjioz “Pulitzer”, me Medaljen e Lirisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me shumë çmime e vlerësime të tjera letrare.
Harper Lee vdiq në gjumë, në mëngjesin e 19 shkurtit, në moshën 89 vjeçare
Në SHBA, në vitin 2015 është botuar edhe romani “Shko, vër një rojë” (Go Set a Watchman), botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm dhe është në vazhdim të romanit të parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot, se mendohej se origjinali i shkruar kohë më parë me makine shkrimi kishte humbur
Romani më i vlerësuar i shekullit të XX. Këtë shije kanë përzgjedhur lexuesit e bibliotekave amerikane. Fituesi i çmimit Pulitzer, vjen me sukses edhe për lexuesin shqiptar
Ky liber ju vjen per 15-20 dite