Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel",...
“Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare
Ky libër do të të shërbejë si udhëzues që të bëhesh hap pas hapi njeri madhështor që të mund të bësh arritje madhështore në jetën tënde personale dhe profesionale, përmes tri fushave: qëllimet personale; qëllimet në biznes dhe lumturinë e përgjithshme.
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.
Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, - i veçantë në llojin e tij. Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë...
“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Libri "Në kërkim të kuptimit në jetë", shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga veprat më madhështore të epokës sonë. Në përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë...
Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie.
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar.
Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju...
Ky libër është vijim i vëllimit të parë bestseller absolut “Baba i pasur, baba i varfër”, ku kësaj radhe autorët sjellin këshillat që jep babai i pasur për paranë djalit të tij. Kësaj radhe jepen udhëzime për të arritur lirinë tuaj financiare
Arti për të fituar miq dhe pushtet është një nga librat më të njohur të ekspertit të famshëm të komunikimit, Dale Carnegie, i ribotuar në mbi 15,000,000 kopje. Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo...
Duhet fshirë gjëma e madhe e mëkatit që jeta të lulëzojë sërish.
Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që...
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të...
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare.
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë ... dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë tre viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij."...
Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim.