

Botim i ri nga autori i librit "Djali me Pizhame me Vija", John Boyne. Një tregim i ngrohtë, gazmor dhe imagjinar nga autori bestseller i librit "Djali me pizhame me vija". Edhe kësaj radhe, Boyne na sjell një leksion të fuqishëm që ndërtohet mbi të bukurën e të qenit ndryshe nga të tjerët...
Këtu është historia e një djali të vogël dhe e babait të tij. Eshtë historia e këtij djali të vogël, i cili për të ndihmuar të ëmën, - pasi i atii ka shkuar në luftë, - detyrohet të punojë lustraxhi. Këtu tregohet për një udhëtim me tren për një pendë të bardhë dhe për një mision sekret.