MArk Twain eshte nje nga zerat me te spikatur te letersise amerikane, i njohur per dy prej librave te njohur per femije, Aventurat e Tom Sojerit dhe Aventurat e Hakelberi Finit
Emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens, lindur në qytetin e Floridë-s, në shtetin e Missouri,më 30 nëntor 1835. Mark Twain është pseudonimi i tij. U rrit në qytetin Hannibal.
Në vitin 1847 vdes i vëllai. Në atë kohë Samuel ishte vetëm 12 vjeç dhe detyrohet të braktisë shkollën për te punuar e për të mbajtur familjen. Ai punoi si tipograf.
Zanati e detyron të ushqejë interes për letërsinë, nis kështu të shkruajë disa novela që i publikon në gazetën ku punonte.
Në këto vite merr lejen e drejtuesit për varkat me avull që përshkojnë lumin Misisipi. Vitet 1857 deri më 1861 i përshkon në këtë punë, që lë gjurmë të thellë në shpirtin e tregimtarit, duke u bërë kështu një temë e vazhdueshme në veprat e tij.
Duke dashur të kërkojë fatin, Mark Twain transferohet në Kaliforni dhe bëhet kërkues ari, minator , gazetar, reporter në San Francisco. Viziton Hawaii-n dhe udhëton ne Afrikë, Francë dhe Itali. Nga këto eksperienca lind libri i tij "Innocents Abroad".
Pas suksesit të punëve të tij të para në 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe transferohet në Hartford, në shtetin e Connecticut ku qëndron deri më 1891.
Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit të tij të konferencierit, udhëtimet e tij shumëfishohen.
Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me një humor të pa rezistueshëm. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga fatkeqësitë që godasin familjen e tij, në 1893 i vdes e bija Susan, në 1904 e shoqia dhe në 1909 vajza tjetër Jane.
Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 në Redding (Connecticut) si pasojë e një ataku të angina pectoris.
E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike.
Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje. Ka botuar librin e njohur Tom Sojerin i cili u bë i pëlqyer nga gjithë fëmijët dhe pastaj u kthye në një film vizatimor.
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd.... Ç’pret!
Për Tom Sojerin kishte gjëra vërtetë më të rëndësishme se sa shkolla!
Kryevepra e te gjitha koherave te letersise per femije, Aventurat e Tom Sojerit vjen nen perkthimin mjeshtror te autorit te shquar te letersise per femije dhe studiuesit Bedri Dedja.
Një jetim i cili jeton me tezen e tij Poli dhe që gjithnjë hyn në telashe. Ka një zemër fisnike dhe di të jetë shok i mirë. Me të, gjithçka është aventurë.
Shtepia botuese Albas sjell ne treg permbledhjen e plote te Tom Sojerit, ne nje botim special per biblioteken e femijes tuaj
Shkruar në fund të karrierës së Twain-it, "Ekstraktet nga Ditari i Adamit" u botuan së pari në 1897 dhe "Ekstraktet nga Ditari i Evës" në vitin 1905. Adami i Twain ishte bazuar në veten e tij ndërsa Eva ishte modeluar pas gruas së tij Livy. Ishte e përshtatshme që këto dy ese të bashkoheshin së bashku në një paketë.
Adventures of Huckleberry Finn (often shortened to Huck Finn) is a novel written by American humorist Mark Twain. It is commonly used and accounted as one of the first Great American Novels. It is also one of the first major American novels written using Local Color Regionalism, or vernacular, told in the first person by the eponymous Huckleberry "Huck"...
Angli, shekulli VI: ne te njejten dite, lindin dy femije ne kushte sociale krejt te ndryshme. I pari, Eduardi i VI, djali i mbretit Henriku i VIII dhe trashegimitar i fronit; i dyti, Tom Kenti, djali i nje krimineli dhe i destinuar te jetoje ne mjerim. Kur rriten , dy djemte takohen dhe te lodhur nga lloji i jetes qe benin, duke qene shume te ngjashem ne...
Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të...
During their adventures around the Mississippi River, Tom and his friend Huckleberry find out a lot about the real world of adults – emotions and superstitions, murder and revenge, starvation and slavery.