Një Libra mbi misionin e Pasquale...
Maksi dhe Paulina luajnë futboll. "Gol!" thërret Maksi. "Ne jemi kampionë botë!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë "Kupën e Botës?!"
Gati!? NISU! Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur.
Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do ti pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani I takon Maksit të tregojë çështë i aftë të bëjë!
Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...
Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e "Natës së mirë"?!
Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë.
Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk është dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë materialet që u duhen, për të ndërtuar "tmerrin e deteve"...
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën.