Gazmend Mahili lindi në Sevaster të Vlorës, më 3 prill 1973. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kaloi në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, ku dhe u diplomua në vitin 1996. Si prozator, Mahili ka spikatur që herët në mjediset letrare.
Dy librat e tij të mëparshëm janë: “Madhështia e mbrapshtë” (novela) dhe “Humbësit e dëshirave” (romane), me të cilët është paraqitur si një prozator i talentuar para publikut.
Libri “Largësi të kaltra” është vepra e tij më e fundit me tregime dhe novela, ku ai i thellon më tej cilësitë e prozës së tij, e cila dallohet për thellësi mendimi dhe një psikologji universale.
Vëllimi “Largësi të kaltra” përfshin dy novela: “Largësi të kaltra” dhe “Melodi e një dashurie të ndërprerë” - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton, mentalitetet e raportet në mes tyre kur është fjala për...