Ky libër përmbledh të gjithë jetën dhe veprën e mësueses dhe studiueses së njohur Pandora Dedja. Libri ka hapësira teorike interesante, por edhe shembuj konkret, mjaft shembuj tërheqës dhe domosdo të veçantë e që i japin këtij libri një tingëllim interesant. Sidomos në ndihmë të mësuesve të gjuhës e të letërsisë ky libër paraqet një ndihmë jo të vogël....
Nje tjeter studim ne fushene sociologjise nga Gezim Tushi, ku kesaj radhe ka prekur ceshtjet ne fushen e arsimit dhe rolin qe ka familja per rritjen dhe arsimin e femijes ne shkolle
Arti i të shkruarit është një mrekulli e pafundme, një sfidë intelektuale e rendit të lartë. Thuhet që të shkruarit mund të mësohet, por nuk mund të jepet mësim. Ky paradoks nxjerr në pah një domethënie të rëndësishme.
Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikutumin është një udhëzues i çmuar për të gjithë ata që merren me çështje të kurrikulumit.
Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane. Një udhëzues i gjallë, i lehtë për t'u pël lorur dhe praktik, për mënyrën se si duhet bërë bulumtimi.
Botimi i njëmbëdhjetë i Psikologjisë së Edukimit ka si pikë të fortë mbështetjen në koleksionin më të plotë dhe më të integruar të suplementeve të hartuara deri më sot për të ndihmuar si studentët/mësuesit e ardhshëm, ashtu edhe pedagogët e tyre, drejt maksimizimit të rezultateve të mësimdhënies dhe të nxënit.
Metoda për studim dhe pjesë leximi nga disiplina të ndryshme universitare. Libri është një udhëzues i detajuar, me përzgjedhje të kujdesshme leximesh dhe veprimtarish të të shkruarit akademik.
Metodologji e mësimdhënies, botimi i dytë, është një udhëzues i vlefshëm për mësuesit, në përvetësimin e artit dhe shkencës së mësimdhënies, për të përgatitur nxënës të suksesshëm.
Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si...