Grigor Banushi

Grigor Banushi i përket atij grupi shkrimtarësh që u shfaqën në botën e letrave pas viteve ’90. Këtë herë ai vjen me romanin e katërt "Simfonia e pambaruar", një triller psikologjik dhe njëkohësisht një himn për jetën dhe për dashurinë.


Grigor Banushi u lind në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana.
Në vitin 1997 është botuar romani i tij i parë, me titull Vdekja e Narcisit, i ndjekur nga romani Fytyra e Djallit (2009). Ndërsa Mëria e Zanave është romani i tretë i autorit, një kombinim i trillerit, realitetit dhe legjendës. Grigor Banushi është gjithashtu bashkautor i radionovelës “Rruga me pisha”, transmetuar në Radio Tirana nga viti 1999 deri më 2007.
Pas tri romaneve të para "Simfonia e pambaruar" është një tjetër arritje e autorit, ku gërshetohet drama e personazhit kryesor, një artist i zhgënjyer, me trillerin psikologjik dhe të papriturat që shpalosen në rrëfim.
Por, përpos dramës, romani përshkohet nga dashuria dhe humanizmi, nga muzika, ritmi dhe dinamizmi.
Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara herë në kohë reale e herë në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    “Aromat e vjeshtës” është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave” dhe “Simfonia e pambaruar”.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Gjenerali pa yll është romani i nëntë i shkrimtarit Grigor Banushi. Ngjarjet zhvillohen në ditët tona, në mjediset e Bunkerit Antibërthamor rrëzë Malit të Dajtit.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara herë në kohë reale e herë në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave”, “Simfonia e pambaruar”, dhe “Aromat e Vjeshtës” vjen “Vals në shkretëtirë” që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me “Aromat e Vjeshtës”. Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë".

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra