Henriette Roosenburg

Henriette Roosenburg (1916-1972) lindi në një familje mjekësh në Hagë. Mori një diplomë bachelor nga Universiteti Leiden më 1939. Kur filloi lufta, ajo vazhdonte studimet në Universitetin e Utrehtit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, punoi në ilegalitet për gazetën Het Parool (Fjala e Lirë), me shumë ndikim në Holandë. Më pas u përfshi në veprimtarinë klandestine që organizonte kalimin e robërve të luftës, aviatorëve të rrëzuar nëpërmjet Spanjës. Pas shumë muajsh si ndërlidhëse për Inteligjencën Aleate në Belgjikën e pushtuar, Francën e Holandën, ajo u arrestua nga Gestapo në Bruksel më 1944 e u dënua me vdekje. Ndërsa priste ekzekutimin për 11 muaj në nëntë burgje, u çlirua nga Ushtria Sovjetike në pranverën e 1945.


Pas Luftës, Roosenburg emigroi në ShBA dhe punoi në New York si reportere për Time, Life dhe Fortune, dhe si korrespondente në Europë. Libri Nesër një botë e re na pret (1957) e bëri menjëherë të famshme. Ai është bestseller në ShBA dhe Holandë. Vdiq në moshën 56-vjeçare nga një sëmundje e zemrës.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër