Lisa Kleypas ka lindur në vitin 1965 dhe është autore e mbi 21 romaneve. Shumica e tyre janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të ndryshme të botës dhe janë bestsellers ndërkombëtarë. Karriera e saj letrare nisi në vitin 2022 dhe që atëherë ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në shkrimin e romancës historike. Kleypas ka fituar disa çmime letrare në SHBA dhe në botë. Kjo autore lëvron romancën historike dhe romancën bashkëkohore. Në shqip ka nisur botimi i serisë Wallflowers, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare. Tashmë, janë botuar dy nga romanet e kësaj sage romantike.
Lisa Kleypass është shpallur Miss Massachusetts në vitin 1985 dhe ishte kandidate e fortë për kurorën e Miss Amerika në vitin 1986. Është e martuar, me dy fëmijë dhe jeton në shtetin e Uashingtonit.
Pas "Sekrete të një nate vere" dhe "Ndodhi në vjeshtë", Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi kthehen të ngrohin stinën më të ftohtë me guximin e ndjenjave të tyre: Më romantike dhe të shkëlqyera se kurrë, kthehen katër mikeshat e pandashme të serisë Wallflowers.
Nga saga “Lulet e murit” e autores amerikane Lisa Kleypas vjen romani i dytë i kësaj romance historike “Ndodhi në vjeshtë”; Një bestseller absolut në të gjithë botën që po korr sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.
Në këtë sagë keni mundësi që të njiheni me katër lulet e murit: Anabela, Lillian, Evie dhe Deizi. Këto katër vajza të reja hyjnë në shoqërinë londineze me një qëllim të përcaktuar qartë: ato duhet të përdorin zgjuarsinë dhe dredhitë e tyre femërore për të gjetur një burrë. Kështu ata bashkohen së bashku dhe lind një skemë e guximshme e gjuetisë së burrave...
Kapitulli i fundit i Wallflowers, katër mikesha të pandashme që e kthejnë Londrën viktoriane në ironike, argëtuese dhe pa paragjykime si Nju Jorkun e "Sex and the City"-t.