Kliton Nesturi

Prozator, poet, publicist dhe dramaturg, Kliton Nesturi është një ndër autorët me individualitet të spikatur. Krijimtaria e tij shquhet për larmi temash dhe zhanresh, në të cilat lexuesi ndesh fatin e mjaft personazheve, që në jo pak herë është edhe fati i tij. “Spaletat” është libri i tij i tretë me tregime

Kliton Nesturi ka lindur në Tiranë, më 13.10.1971. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi. Prej më se njëzet e pesë vjetësh është pjesë e jetës letrare dhe të medias shqiptare.


Prozator, poet, publicist dhe dramaturg, Kliton Nesturi është një ndër autorët me individualitet të spikatur. Krijimtaria e tij shquhet për larmi temash dhe zhanresh, në të cilat lexuesi ndesh fatin e mjaft personazheve, që në jo pak herë është edhe fati i tij. “Spaletat” është libri i tij i tretë me tregime.


LIBRA TË BOTUAR:

TRANGELANG, dramë - 2014


GJERGJ BUBANI, I HARRUARI I PËRKOHSHËM, ese monografike, 2010 


HISTORI TANGJENTE, tregime - 2009


NJË MIJË, roman - 2007


I HUAJ NË SHTËPI, tregime - 2005


ELDORADO, poezi - 1997

Lista e librave të autorit

--
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Kliton Nesturi kthehet pas gati një çerek shekulli me vëllimin poetik "I lindur bohem", pas vëllimit "Eldorado" botuar në vitin 1997.  Rikthimi te poezia është si "Të kthehesh në Atdhe", e cila është poezia që paraprin 5 ciklet poetike të vëllimit: Në udhë, Fija e flokut tënd, Blloku i vjetër i trishtë, I lindur bohem dhe Udhëtim drejt vetvetes.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    “Në katin e tretë nuk troket askush” është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Libri me tregime “Spaletat”, me autor Kliton Nesturi Diku një shitëse librash, ku koha e egër nuk ja ka zhveshur dot fisnikërinë,Diku një djalë i ri, ku dashuria e pastërt e të cilit ndeshet me murin absurd të politikës.Diku një kazan mbeturinash, ku gjendet një uniformë ushtaraku e braktisur. E kështu me radhë Kliton Nesturi na jep të shkruara me një...

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra