Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos", “Çufo president” dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Jetëgjatësia nuk është thjeshtë meritë e autorit, por edhe pasion i lexuesve, të cilët po e përcjellin dorëmëdorë dhe zemër më zemër librin...
Dhurata ideale për vajzat kreative. Laboratori i bizhuterive mbushur plot me perla të shndritshme për të vënë kreativitetin në punë dhe Libri me Stilime flokësh për të plotësuar pamjen më fantastike.
Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti
Një Mijë e Një Net, është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Ato u përmblodhën për herë të parë në formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islamike.
Kjo është një dhuratë fantastike për një adoleshent, sepse dy librat flasin me gjuhën dhe me mendjen e tyre: Vetëm një mik i vërtetë mund të të mbrojë nga armiqtë e pamoralshëm. Ky është thelbi i asaj që del gjatë leximit dy vëllimeve të serisë me gjashtë libra të “Akademia e vampirëve” të cilat sapo janë përkthyer në shqip
Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të...
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban pesë libra në të cilat fëmijët 3-5 vjeç praktikojnë njohuritë për: Ngjyrat, për numrat, për numërimin, për modelet dhe format dhe për format dhe përmasat
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban tre libra në të cilat fëmijët 7-9 vjeç praktikojnë njohuritë plotësuese në ndihmë të programeve shkollore. Të tre librat janë pjesë e materialeve ndihmëse për programin shkollor, si një ndihmesë për të...
Fëmijët e dashurojnë tashmë mbretërinë e Miushërisë dhe librat plot ngjyra dhe vizatime të bukura: Botuesi Stiltoni jeton në një botë plot humor, por edhe aventura dhe të papritura, por të gjitha historinë të bëjnë për të qeshur teksa thumbojnë me lezet realitetin që ndërtojnë të rriturit: Niseni njohjen e kësaj mbretërore gazmore me tre librat e parë të...
Që të shpëtosh fëmijën nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit apo celularëve, loja është zgjidhja ideale, prandaj rekomandojmë për prindërit një libër sesi të luajmë me fëmijën dhe një lojë kreative PINO “Mos u nxeh”
Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!
Kjo është mini-biblioteka më e mirë për fëmijën tuaj, sepse në këtë set me tre libra gjenden plot 34 rrëfime të mrekullueshme në 586 faqet që do të përndezin fantazinë e vogëlushëve. Këtu janë autorët më të mirë klasikë: Anderseni, Vëllezërit Grim, Pero, Ezopi, Kolodi, Karol dhe Kipling. Këto libra i adresohen fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Historitë që gjenden në këto katër libra vështirë t’i gjejmë gjetkë. Në këto romane do të gjeni histori me arratisje, me personazhe që janë piratë, që jetojnë nëpër ishuj. Prandaj, i kemi adresuar për lexuesit e vegjël në kohë pushimesh, teksa kalojnë kohën në bregdet.....
Nuk ka histori më të dashura për vajza sesa ato të Ana Shirlit, që nga fëmijë, deri kur shkon në kolegj, njohjet me miqtë e saj, gëzimet, dhimbjet dhe pasionet e para. Prandaj, e adresojmë këtë set me 5 libra të letërsisë klasike si zgjidhjen e goditur për vajzat që duan të mësojnë më shumë për Ana flokëkuqen
Emilia nuk e ka besuar kurrë se një ditë do të provojë vetminë. Por çfarë ndodh me të pas vdekjes së babait? Po me jetën e re në fermë, me miqtë e rinj? Si e gjen ajo lumturinë? Të gjitha këto përgjigje lexuesit e vegjël i gjejnë në pesë librat e Emilisë, të cilat ua sjellim aty ku jeni ju.
Këto libra janë përzgjedhur për vajza që nisin të kenë misteret e tyre, të ndërtojnë botën e tyre, dhe të shfaqen të rezervuara në raport me të tjerët. Dy librat e Frances Burnett, “Kopshti i fshehtë” dhe “Princesha e vogël”, “Rebeka” dhe “Etika për vajza” janë pjesë e një seti për të tilla lexuese....
Këto dy personazhe kanë fituar dashurinë e përjetshme jo vetëm të lexuesit të vogël, por edhe të të rriturve. Dadoja Meri Popins teksa përkujdeset për binjakët Jane dhe Michel sjell histori të pazakontë. Ditët e tyre janë plot magji. E tillë është edhe jeta e Polianës, e cila mbetet jetime dhe shkon te tezja e saj. Filozofia e Polianës për të sjellë...
Këtu janë përfshirë librat më të mirë të aventurave dhe mistereve nga letërsia klasike për fëmijë. Historitë e kapitenit Hatteras sjellin udhëtimet e ekuipazhit drejt Polit të Veriut, ndërsa “Aventurat e gjuetarëve të thesarit” rrëfejnë përpjekjet e gjashtë fëmijëve për të ringritur ekonominë e rrënuar të familjes së tyre. Pjesë e setit është edhe libri...
Në këtë set janë përmbledhur aventurat më të mira në det dhe në ishull, me personazhe fantastike, të cilët i bëjnë më të bukura ditët e pushimeve verore për lexuesit e vegjël
Çdokush ndikohet nga personazhet e librave apo të kinematografisë, por këto personazhe mbeten përjetë në mendjen e lexuesit të vogël. Tim Taleri, Aivenhoi, Mishel Strogov dhe Lordi i vogël, secili prej tyre, sjell një botë plot fantazi dhe aventura edhe për ty....
Nëse fëmijët e vegjël do ti lexojnë librat e Zhyl Vernit, ata do të kenë një botë plot fantazi dhe mendja e tyre do ti nxisë drejt shkencës. Kjo është e provuar tashmë prej një shekulli ku pasionantët e këtij autori janë bërë shkencëtarë në të ardhmen e afërt. Prandaj ne kemi rekomanduar katër prej veprave më të mira, të përshtatura për lexuesit e moshës...
Në këtë set janë të mbledhura gjashtë librat e Dionis Bubanit me personazhin qendror Çapaçulin, i cili ka fituar zemrat e dhjetëramijëra lexuesve të vegjël. "Aventurat e Capaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë në vitin 2001.
Ditët e verës bëhen më të bukura kur vogëlushët e ndjellin fantazinë e tyre me aventurat e derrkucit Çufo dhe shokëve të tij. Prandaj ne kemi përzgjedhur në këto muaj pushimi për të lexuar tre prej librave më të mirë të setit: "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos". Pas leximit të këtyre tre librave, edhe pushimet...
Leximet dhe prehja në natyrë, - në plazh apo në mal, - janë dy gjetjet fantastike që rekomandon Bukinisti në këtë kohë për të vegjlit. Edhe historitë e librave që vijnë në këtë set tregojnë të tilla gjëra, të shkruara plot fantazi. Njëherësh, janë tre botimet më të fundit vijnë për fëmijët. Vendose edhe këtë set në biliotekën tënde!
Një set me libra për fëmijë ku gërshetohet letërsia klasike me letërsinë e ditëve tona për fëmijë. Nils Holgersoni dhe Princi i vogël janë dy kryevepra për fëmijë që i janë bashkëngjitur “Djali miliarde” i autorit më të shitur të ditëve tona David Ëalliams dhe libri i ardhur së fundi në shqip nga Bianka Pitzorno, “Dëgjoje zemrën time”. Ky set duhet të...
Në këtë set janë përgjedhur katër bestseller-a absolutë të ditëve tona nëpër botë, të cilët kanë ardhur tashmë edhe në shqip. Janë disa personazhe që kanë bërë për vete zemrat e miliona fëmijëve në mbarë botën. Prandaj, ne i ftojmë lexuesit e vegjël të njihen me Nikolasin, Gregun në botimin më të fundit dhe Lukën me Zakun. Një dhuratë fantastike për festa...
“Ronja”, “Matilda” dhe “Olga prej letre” janë katër rrëfenja klasike tashmë që mund t’ua japësh për lexim fëmijëve tuaj, pa u menduar dy herë. Astrid Lindgren dhe Roald Dahl janë dy prej gjenive të letërsisë për fëmijë. Në këtë rrugë ecën edhe Elisabetta Gnone e cila ka sjellë një variant brilant të Lizës në botën e çudirave me librin më të fundit në...
Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer Kume dhe Sindi Dobi janë katër autorë të rinj që kanë nxjerrë veprat e tyre në prozë gjatë vitit 2017. Bukinist i rekomandon këto libra në një set për të njohur prirjet e reja të letrave shqipe të ditëve tona. Secili prej tyre e meriton ndalesën dhe kohën e lexuesit të mirë....
Këto botime përmbajnë materiale didaktike: janë 50 copëza ngjitëse, të cilat janë të ideuar për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që ndjekin sistemin e arsimit parashkollor. Këto materiale iu vijnë në ndihmë vogëlushëve për zhvillimin e aftësive të të vëzhguarit, të të mësuarit, të numëruarit dhe të vizatuarit, krejt natyrshëm, - njëherësh edhe duke i...
Nëse doni të ndiheni të sigurtë dhe të qetë para se fëmija juaj të ulet në bankat e shkollës, këto libra do t’iu vijnë në ndihmë për të mësuar format, numrat dhe ushtrimet logjike, përmes një mënyrë didaktike të lehtë dhe zbavitëse. Seti me tre libra ju krijon mundësinë ju si prindër që të punoni vetë me fëmijën për zhvillimin e tij. Seti është i...
Të gjithë ato personazhe që kemi dëshirë t’ju ngjajmë në jetë, kemi mundësinë që t’iu japim ngjyrat që duam dhe shkëlqimin që na pëlqen. Prandaj e kemi sjellë këtë set me dy libra për vogëlushët që duan të shkëlqejnë... Ky set është për fëmijë të moshës 3-6 vjeç...
Këto dy libra do të jenë miqtë më të dashur të vogëlushëve tuaj për tu njohur me natyrën dhe me kafshët. Këto botime janë plot ngjyra, dhe të kuruara në aspektin didaktik për të ndihmuar në zhvillimin psiko-social të fëmijëve të moshës 0-3 vjeç.