Ioana Pârvulescu është autore e mbi dhjetë romaneve, si dhe një përkthyese e afirmuar nga gjuha frënge dhe gjermane. Vepra e saj më e njohur është “Jeta fillon të premten”, romani i saj i parë dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Një rrëfim tërheqës mbi të shkuarën dhe përballjen me të ardhmen, i cili gërsheton disa zhanre njëherësh. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.