Jeroen Olyslaegers ka lindur në Mortsel [Antwerpen] në vitin 1967. Ai është një nga prozatorët dhe dramaturgët bashkëkokohorë më të njohur. Me romanin “Uilli” i botuar në vitin 2009, është nominuar për çmimin Gerard Walschap, dhe Winst. Në vitin 2014 fitioi çmimin Ark për angazhimin social dhe çmimin Edmond Hustinx për veprat teatrore. Romani “Uilli” është përkthyer në disa gjuhe.
Ky roman që të mbërthen me emocione, nga gjuha realiste dhe e dokumentuar, na hedh në zjarrin e dramës gjatë luftës së dytë botërore, në Antwerpen-in e pushtuar nga nazistët. Një ngjarje dhimbshme individuale, shpalos si në faqet e një kaleidoskopi një histori të madhe.