Shkrimtari portugez dhe laureat i Çmimit Nobel Hose Saramago mbetet ndër shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX. Ai ka qenë gazetar dhe ka fituar një sërë çmimesh letrare, duke përfshirë edhe Nobelin në vitin 1976. Shquhet për qendrimet e tij antikonformiste ndaj politikës apo fesë.
Hose Saramago lindi më 16 nëntor 1922 në Azinhaga Santarem të Portugalisë dhe u nda nga jeta më 18 qershor 2018, në moshën 87 vjeçare në Tias, Lanzarote të Spanjës pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike. Ai është poet, romancier, gazetar, i vetmi autor portugez që mori Çmimin prestigjoz Nobel në letërsi.
Si ateist pati probleme me qeverinë portugeze e cila refuzoi ta paraqiste Unigjillin e tij sipas Jezu Krishtit në Çmimin Letrar Europian. E braktisi në shenjë proteste Portugalinë duke u transferuar në Lanzarote. I parespektueshëm ndaj autoriteteve dhe thellësisht i mbushur me humanizëm, Saramago krijoi një prozë unike, të krijuar me një lloj dialogu të vazhdueshëm të brendshëm në të cilin nuk kanë vend pengesat më të ngurta të shenjëve të pikësimit.
Ligjërimi tek veprat e tij rrjedh vazhdimisht në një masë harmonike fjalësh që marrin, faqe pas faqe, strukturën konkrete të një ndërtese kryelartë dhe ndoshta vështirësisht të pranueshme.
E gjithë karriera e Saramagos u shoqërua nga polemika për marrjen e pozicioneve të veta pa kompromise, si në temat politike, ashtu dhe fetare.
Romani i tij i parë Toka e mëkatit u botua në vitin 1947. Në vitin 1959 hyri në Partinë Komuniste që nën regjimin e Salazarit vepronte në fshehtësi. Në vitet ’60 u bë një nga kritikët më të ndjekur të vendit të vet dhe në vitin 1966 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi Poemat e mundshme.
Më vonë u bë drejtor letrar dhe i botimit për 12 vjet në një shtëpi botuese dhe, për dy vjet 1972-73, u kujdes për suplementin kulturor të Ditarit të Lisbonës. Deri në mesin e viteve ’70 jetoi një periudhë formimi dhe botoi poezi, kronika, tekste teatrore, novela, romane dhe vetëm pas Revolucionit të karafilave lindi një Saramago i ndryshëm, i aftë ta çlironte tregimtarinë portugeze nga rrënjët e së shkuarës. Prandaj në vitin 1998 I akorduan Çmimin Nobel në Letësi.
Në vitin 1980 botoi Një tokë e quajtur Alentejo që flet për revoltën e popullsisë së krahinës më në lindje të Portugalisë.
Suksesi i madh trokiti në vitin 1982 me Memorie manastiri, Viti i vdekjes së Rikardo Reisit. Në vitet ’90 arriti famë ndërkombëtare dhe botoi një sërë romanesh si Rrethimi i Lisbonës, Ungjilli sipas Jezu Krishtit, Verbësi, Të gjithë emrat, Shpella, Njeriu i dyfishuar, Kujtimet e shkurtra, Alternimi i vdekjes. Ishte mbështetës i hiberizmit, lëvizje që mbështet bashkimin e Spanjës dhe Portugalisë, të dy vendet e Gadishullit Hiberik, të cilit i dedikon romanin Arka prej guri. Për pozicionet e tij në konfliktin e jugut do të akuzohet për antisemitizëm, ndërsa për Ungjillin e tij dhe Jeta e dytë e Françesko d’Asizit u sulmua edhe nga Selia e Shenjtë.
Njëzet vjet pas Ungjilli sipas Jezu Krishtit, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Romani Kaini tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Romani Kaini është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur...
Në përkthimin e Nasi Lerës vjen ne shqip një tjetër roman i nobelistit të shquar portugez Jose Saramago Le te ulerijme është romani ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit Verbëria.
Shkrimeve në prozë e atyre poetike, që i dhuruan famën, Saramago u vë përkrah shkrimet dramatike, ku procesi krijues u nënshtrohet po të njëjtave parime, që mbajnë më këmbë pjesën tjetër të prodhimtarisë së tij, kjo e fundit e bazuar në ndërthurjen mes kohës historike e kohës së trillimit.
Perëndia dorace është pa dyshim kryevepra e José Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime, mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit dhe Novelës së Pen Klubit, 1983.
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e...
Në vitin 1551, mbreti i Portugalisë, Zhoa III, i dhuroi kryedukës Maksimilian të Austrisë, dhëndrit të Karlit të Pestë, një elefant të Azisë, së bashku me kujdestarin e tij, Subhronë. Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas...
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më herezi apo...
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër." Pas romanit "Murtaja" të Albert Kamysë, askush nuk ka ditur të përshkruajë një ankth kolektiv kaq metaforik dhe kaq real siç e përshkruan romani...